SHBA: Princi i Kurorës miratoi operacionin për “kapjen ose vrasjen” e Khashoggit

Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018. Kjo thuhet në një vlerësim të deklasifikuar të zbulimit amerikan, bërja publike e të cilit të premten ishte planifikuar në mënyrë të tillë që të kufizonte dëmtimin e lidhjeve të SHBA-së me Arabinë Saudite raporton VOA
Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Ëashington Post”. Ai u vra në konsullatën e mbretërisë në Stamboll dhe trupi i tij u gjymtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.
Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.
“Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi”, thuhej në raportin e publikar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.
“Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salman si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”, shtohej në raport.
Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin në kundërshtim me një ligj të vitit 2019, Presidenti Joe Biden ia hoqi atij klasifikimin “sekret” , duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




