Von der Leyen: Vaksinojmë 70% të Europës deri në verë

Botë | 6 vite më parë

“Jam optimiste se do të vaksinojmë 70 për qind të qytetarëve europianë brenda stinës së verës”. Këtë e thotë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në një intervistë për gazetat gjermane.

“Por, ne nuk mund të bëjmë një vlerësim, përveçse në fund të verës. Nuk është një sprint, është një maratonë”, shtoi ajo.

Duke dashur te mos ndalet te problemet me pajisjen me vaksina nga kompania AstraZeneca, presidentja e komisionit tha se, “Prodhuesit e vaksinave janë partnerët tanë në këtë pandemi. Edhe ata, gjithashtu, po përballen me sfida të pabarabarta. Ne vazhdimisht po përballemi me pikëpyetje të reja që ne arrijmë t’i zgjidhim shumicën e kohës në mënyrë miqësore”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme