Gjermanët optimistë për rritjen e konsumit pas pandemisë

Botë | 6 vite më parë

Besimi i konsumatorit gjerman pritet të përmirësohet në mars, treguan rezultatet e studimit të grupit të studimit GfK.

Indeksi i besimit të konsumatorit u rrit më shumë nga sa pritej.

“Konsumatorët janë duke u rikuperuar disi nga tronditja që i goditi pas bllokimit të detyruar në mes të dhjetorit”, tha Rolf Buerkl, ekspert i konsumatorit në GfK.

“Rënia e fundit në numrin e infeksioneve dhe fushatat e vaksinimit të nisura po ushqejnë shpresën se masat së shpejti do të lehtësohen”, shtoi Buerkl.

Pritjet ekonomike, të ardhurat dhe si edhe prirja për të blerë treguan rritje në shkurt./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme