Vendi ku ndahen çmimet Nobel, kthehet në qëndër vaksinimi

Botë | 6 vite më parë

Këshilli i Bashkisë së Stokholmit në Seudi, vendi që pret ceremoni të mëdha, përfshirë dhe ato të ndarjes së çmimeve Nobel, është transformuar.

Gjatë pandemisë ka marrë një rol të ri, duke u kthyer në një qendër vaksinimi.

Charlotta Zacharias është doktoreshë dhe po ndihmon në organizim.

“Jemi shumë me fat që kemi këtë vend për të kryer vaksinimin, është hapësirë e madhe dhe mund të vijnë shumë njerëz. Kjo është historike”, thotë ajo.

Ndër të parët që po vaksinohen janë vetë stafi mjekësor. Një prej tyre e përshkruan vaksinimin në atë ndërtesë si një emocion të veçantë.

“Të vaksinohesh në City Hall ishte shumë e bukur, me tavanet e larta, e ajrosur dhe e këndshme. Kurrë nuk kam qenë këtu,” tha Anneli Ljungqvist


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme