Policia në Mianmar vret dy protestues dhe plagos mbi njëzet të tjerë

Botë | 6 vite më parë

Dy persona mbetën të vrarë në Mianmar të shtunën vonë, ndërsa forcat e sigurisë përdorën fishekë luftarakë, plumba gome, gaz lotësjellës, ujë me presion të lartë dhe mjete të tjera kundër protestuesve që demonstronin kundër grushtit ushtarak 

Sipas Zërit të Amerikës , rreth 500 policë dhe ushtarë u mblodhën në një kantier detar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay, për të shpërndarë punonjësit dhe demonstrues të tjerë, gjë që shkaktoi një përballje disa orëshe gjatë së cilës protestuesit hodhën gurë me llastik ndaj policisë.

Forcat e sigurisë shpërndanë protesuesit duke përdorur armët e zjarrit dhe mjete të tjera force, ndërsa lanë dy të vdekur dhe 20 të plagosur, sipas faqes së internetit Myanmar Now.

Forcat e sigurisë kanë shtuar gjithnjë e më shumë dhunën kundër protestuesve, të cilët janë përleshur me forcat e sigurisë që kur ushtria arrestoi udhëheqësen de fakto Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë civile më 1 shkurt.

Ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një vjeçare, nën pretendimet për mashtrime të gjera në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të vitit të kaluar, të cilat u fituan bindshëm nga Lidhja Kombëtare për Demokraci e udhëheqëses Suu Kyi. Pretendimet e ushtrisë janë hedhur poshtë nga komisioni elektoral.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme