Tërheqja nga Afganistani, NATO në dilemë

Afganistani.
Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili theksoi se aleatët u përballen me një dilemë për shkak të se dhuna po rritet sërish.
Pas dy dekada ndërhyrje ushtarake të Perëndimit dhe disa qindra miliardë dollarëve të investuar, vendet e NATO-s ngurrojnë të zbatojnë afatin e 1 majit dhe të rrezikojnë progresin e vendit drejt demokracisë, në një kohë kur bisedimet për paqen bllokohen vazhdimisht, njofton euronews.albania.
Ata nuk po arrijnë progresin që ne do të dëshironim. Ndaj ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e nivelit të dhunës. Rrjedhimisht mesazhi ynë për talebanët është të reduktojnë dhunën si dhe të negociojnë me mirëbesim dhe të sigurohen që të ndalin bashkëpunimin me grupet e tjera terroriste.
Sulmet në Afganistan, përfshirë një me eksploziv që i mori jetën një zëvendës guvernatori në Kabul, në dhjetor, kanë shtyrë Kongresin amerikan dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të kërkojnë një shtyrje të tërheqjes së trupave.
Stoltenberg shtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin premtoi se do të konsultohet me aleatët dhe partnerët përpara se të vendosë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se ata mund të konsiderojnë të anulojnë afatin e rënë dakord një vit më parë nga SHBA-ja dhe Talibanët për largimin nga vendi të trupave ndërkombëtare.
“Ekziston afati i 1 majit, por premtimi për të lënë Afganistanin bazohet në kushte. Prezenca jonë në Afganistan bazohet në kushte. Ajo që bën NATO tani është që ne së pari të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur një proces paqeje dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes. Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur,” – u shpreh Stoltenberg.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



