BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias

Botë | 6 vite më parë

Bashkimi Europian dënoi sulmet e fundit drejtuar nga kryeministri slloven, Janez Jansa kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel.

“Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Jansa, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Jansas.

Jansa ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i një reportazhi të titulluar “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”.

“Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansa.

“Ajo ka cituar burime anonime të ekstremit të majtë”, shkroi Kryeministri i cili në të kaluarën ka sulmuar mediet publike dhe private të vendit të tij.

“Kjo, për fat të keq, është Politico Europe, gënjen për të jetuar”, theksoi Jansa, vendi i të cilit në korrik do të marrë presidencën e radhës të BE-së./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme