Princi Philip shtrohet në spital

Botë | 6 vite më parë

Pallati Buckingham ka thënë se Princi Philip, burri i Mbretëreshës britanike, Elizabeta II, është shtruar në spital “si masë parandaluese”, pas këshillimit me mjekun e tij.
Princi 99-vjeçar është dërguar në Spitalin e Londrës, Mbreti Edward VII, në mbrëmjen e 17 shkurtit, pasi nuk ka qenë mirë me shëndet, është thënë në njoftimin e pallatit.
Është thënë edhe se Philip, që njihet si Duka e Edinburgut, pritet të jetë në spital disa ditë për “vëzhgim të situatës”.
BBC ka cituar disa burime brenda pallatit të kenë thënë se ai nuk është ndjerë mirë për disa ditë, dhe se kjo gjë nuk është e lidhur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Muajin e kaluar, pallati ka njoftuar se Princi Philip dhe mbretëresha 94-vjeçare janë vaksinuar kundër COVID-19.
Çifti ka qenë duke kaluar masën e izolimit në Angli në Kështjellën Windsor.
Princi Philip është pensionuar nga detyrat publike më 2017 dhe rrallë paraqitet në publik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme