Bjellorusi, ka filluar gjyqi kundër rivalit të Lukashenkos

Botë | 6 vite më parë

Ka filluar gjyqi kundër politikanit të opozitës, Viktor Babaryko, i cili u burgos pasi sfidoi presidentin autoritar Alexander Lukashenko në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, ish-bankieri 57-vjeçar ka pranuar ryshfet dhe është përfshirë në pastrim parash.

“Errësira, ligësia dhe gënjeshtra nuk mund të jenë përgjithmonë. Agimi do të ndriçojë Bjellorusinë tonë të gjerë”, tha Babaryko, përmes avokatëve të tij një natë para seancës, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ish-kandidati presidencial është një nga një numër i figurave të shquara të opozitës që janë burgosur ose detyruar të largohen nga vendi para ose pas zgjedhjeve presidenciale të diskutuara rëndë më 9 gusht.

Lukashenko ka qenë në pushtet për 26 vjet. Të gjitha zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që nga viti 1994, janë vlerëuar si jodemokratike./RTKLive


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme