SHBA, forcat ajrore fluturojnë bombarduesit gjigandë mbi finalen e Super Bowl

Botë | 6 vite më parë

Forcat ajrore të SHBA fluturuan triadën e bombarduesve të tyre të fundit mbi stadiumin ku po zhvillohej finalja e famshme e futbollit amerikan Super Bowl. Gjigandët ajrore të modeleve B-1B Lancer, B-2 Spirit, e B-52 Stratofortress dhanë shfaqjen e tyre duke fluturuar mbi Tampa të Kalifornisë para nisjes së përballjes së skuadrave Buccaneers e Chiefs. Megjithse paradat ajrore në finalen e famshme amerikanë janë tashmë një traditë, fluturimi i  tre bombarduesve ishte i pari i këtij lloji, pasi zëvendësoi skuadrat e gjuajtësve akrobatikë që përdoreshin zakonisht në event. Kapitenja Sarah Kociuba drejtoi fluturimin nga bombarduesi më i avancuar B-2 Spirit, i njohur gjithashtu si bombarduesi anti-radar. Kociuba u ngrit me B-2 nga baza e Whiteman në Missouri dhe u takua me dy bombarduesit e tjerë në Gjirin e Meksikës. B-52 ishte ngritur nga baza e Minot në North Dakota kurse B-1 nga South Dakota. Një avion çisternë KC-135 Stratotanker furnizoi në ajër secilin nga bombarduesit para se të vendoseshin në formacion. Kociuba thotë se u frymëzua të bashkohej me forcat ajrore që kur kishte parë për herë të parë duke fluturuar B-2 kur ishte 11 vjeçe. Në korrik 2017 ajo u bë femra e tetë pilote që fluturon një B-2 sipas forcave ajrore. Forcat ajrore SHBA thonë se zotërojnë një total prej 62 avionësh bombardues por shumë prej tyre pritet të dalin jashtë shërbimi nga vjetërimi.Krijimi i modelit të fundit B-2 Spirit që nisur që prej administratës së presidentit Carter në kulmin e Luftës së Ftohtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme