Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm

Botë | 6 vite më parë

“E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem.

Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës.

Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim.

Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm.

Ai e ka cilësuar ndjekjen e tij penale si gjueti shtrigash.

Gjykimi ka nisur nëntë muaj më herët, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të masave kundër coronavirusit.

Në atë kohë, Netanyahu ka formuar koalicionin qeveritar me rivalin e tij në zgjedhje, Benny Gantz, por ai koalicion është prishur në dhjetor.

Si rezultat, Izraeli do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 23 mars – të katërtat të tilla në më pak se dy vjet. /rel

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme