Virusi godet OBSH-në, shumë infektime në selinë e saj në Gjenevë

Sipas Euronews, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente të mbyllura dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin. Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat – dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.
“Për aq sa di unë, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, mësohet të ketë thënë doktor Michael Ryan, shefi i agjencisë për emergjencat.
Një ditë më parë, vetë kreu i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se pandemia e koronavirusit nuk do të marrë fund vetëm nga një vaksinë e efektshme, por duhet që komunitetet dhe individët të vazhdojnë të angazhohen në luftën kundër virusit. Komentet e tij erdhën pas lajmit se vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane Moderna kishte rezultuar 94.5% e efektshme në provat klinike të fazës së avancuar.
Tedros u shpreh se është e rëndësishme të theksohet se një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera mbrojtëse, por nuk do t’i zëvendësojë ato.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



