SHBA; Mbi 11 milionë raste me Covid-19
Botë | 6 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan mbi 11 milionë raste me koronavirus të dielën, sipas një vlerësimi nga universiteti ”Johns Hopkins”
SHBA ka rastet dhe vdekjet më të shumta se çdo vend tjetër, me mbi 246 000 viktima të lidhura me virusin, në një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh.
Vetëm gjashtë ditë më parë, në SHBA ishin 10 milionë të infektuar. Ngarkesat ditore kanë testuar kufijtë e sistemeve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



