Bjellorusi, opozita vijon manifestimin kundër presidentit Lukashenko

Botë | 6 vite më parë

Mbështetësit e opozitës bjelloruse kanë dalë të dielën në rrugë për një manifestim tjetër kundër presidentit, Aleksandër Lukashenko, në sfondin e nervozizmit pas vdekjes së një opozitari që ishte arrestuar nga policia, njofton ATSH.
Forcat e sigurisë kanë filluar shpërndarjen e manifestimit në Minsk, pothuajse menjëherë pas fillimit në orën lokale 12:00 (09:00 GMT) duke përdorur granada shurdhuese dhe gaz lotsjellës, sipas medias lokale.
Sipas organizatës bjeloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Viasna, të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia, mes të cilëve bëjnë pjesë dhe gazetarë.
Para manifestimit, rreth pesëmbëdhjetë stacione metro ishin mbyllur dhe rrjeti celular ishte ndërprerë, tha një gazetar.
Kjo demonstratë pason atë të së premtes, kur mijëra njerëz protestuan në shenjë nderimi për një kundërshtar i cili humbi jetën pas arrestimit të tij në këtë vend i tronditur nga një valë e paparë proteste që ka pasuar zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit, ku fitues u shpall presidenti i deritanshëm Aleksandër Lukashenko.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme