Kancelarja Merkel paralajmëron dimër të vështirë: Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë

Botë | 6 vite më parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e COVID-19.

Sipas saj, virusi do të vazhdojë të jetë prezent edhe për shumë kohë.

“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne. Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë edhe për shumë kohë”,shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën.

Komentet e kancelares vijnë përpara një takimi të planifikuar për të hënën me përfaqësuesit e shtetit, për të vlerësuar efikasitetin e mbylljes së pjesshme të vendit.

Gjermania ka bërë një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme