Përpjekje intensive në luftën kundër ndotjes

Autoritetet në Pekin publikuan objektivat për të kontrolluar dhe reduktuar përqendrimet më të larta të ndotësve të ajrit gjatë periudhës vjeshtë-dimër, përpjekja më e fundit e kryeqytetit kinez në luftën për të pasur ajër më të pastër, shkruan “Xinhua”.
Byroja e Ekologjisë dhe Mjedisit bëri të ditur se Pekini është zotuar të kufizojë përqendrimin mesatar të grimcave PM2.5 në jo më shumë se 45 mikrogramë për metër kub dhe për të zvogëluar në një numrin e ditëve të ndotjes së rëndë nga tetori në dhjetor.
Nga janari deri në mars 2021, qyteti do të përpiqet të mbajë përqendrimin mesatar të grimcave PM2.5 brenda 54 mikrogramë për metër kub dhe numrin e ditëve të ndotjes së rëndë nën pesë.

Pekini pritet të prezantojë 37 masa specifike për të adresuar gjerësisht problemin e ndotjes së ajrit këtë vjeshtë dhe dimër, duke u përqëndruar në fusha të tilla si energjia, industria, optimizimi i strukturës së transportit dhe reagimi ndaj emergjencave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



