Akuzohet për korrupsion, dënohet me 8 vite burg ish-kryeministri i Kroacisë

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader u dënua me tetë vite burg mbi akuzat për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.
Pasi Gjykata e Lartë anuloi një aktvendim fillestar të vitit 2013, vendimi përfundimtar u shpall në rastin “Fimi Media”, i cili u rihap në vitin 2016 në atë që është përshkruar si një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit.
Ndërkohë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), të cilën ish-kryeministri Senader e udhëhoqi gjatë kohës që ishte në detyrë, mori një gjobë prej rreth 2,3 milionë euro nga gjykata.
Zëdhënësi i HDZ-së, Ratko Maçek, u shpall i pafajshëm.
Senader, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 2003 dhe 2009, u dënua më parë për ryshfet, abuzim të detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.
Në aktvendimin e parë të përmbysur në rast, Senader ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe HDZ u gjobit me mbi 3 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



