Trump deklaron se do të fitojë në Arizona dhe në Georgia

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump postoi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat, sipas rezultateve jozyrtare, fitues ka dalë kandidati demokrat Biden.
Trump tha se procesi i numërimit të votave në Karolinën e Veriut me 15 delegatë zgjedhorë, ku rezultati ende nuk është definuar, ka zgjatur mjaft kohë.
“Pse ka vonesë në Karolinën e Veriut? A po kërkojnë fletë votimi shtesë për t’i kthyer zgjedhjet në favor të tyre?. Ne do të marrim Georgia-n, ku votat do të numërohen përsëri”, u shpreh presidenti amerikan.
Ai theksoi se vëzhguesit republikanë nuk u lejuan të marrin pjesë në numërimin e votave në shtetet kritike, Pennsylvania dhe Michigan.
“Kjo është e paligjshme”, shtoi Trump.
Ai tha po ashtu se në Arizona, një shtet tjetër ku rezultati ende nuk është definuar, dallimi i votave ka rënë nga 200 mijë në më pak se 10 mijë.
“Nëse shqyrtojmë të gjitha votat e hedhura, ne fitojmë lehtë edhe në Arizona. 73 milionë persona kanë votuar për mua”, deklaroi Donald Trump.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



