Itali, 636 viktima dhe rreth 38 mijë të infektuar me COVID

Situata në Itali vijon të jetë dramatike. Prej disa ditësh bilanci ditor nga koronavirusi në Itali vijon të shënojë rekorde negative në shifra që të kujtojnë periudhën më të zezë të kësaj pandemie në pranverën e kaluar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 636 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të dhëna që nuk përsëriteshin prej muajit maj. Gjithashtu pas 234 mijë testimesh të kryera, mbi 37900 rezultuan pozitive. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



