Nënshkruhet marrëveshja më e madhe tregtare e botës

Pesëmbëdhjetë vende të Azisë dhe Paqësorit do të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe tregtare, të mbështetur nga Kina, në një samit virtual që filloi sot.
”Sapo të nënshkruhet, ky Partneritet Rajonal Ekonomik Global (RCEP) do të bëhet marrëveshja më e madhe tregtare në botë për sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto”, sipas analistëve.
Ky pakt, ideja e të cilit daton që prej vitit 2012 është konsideruar si përgjigja kineze për një iniciativë amerikane, që është braktisur sot.
Ai përfshin 10 ekonomi të Azisë juglindore si Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re dhe Australia.
“Pas tetë vjet negociatash, gjaku, lotësh dhe djerse, më në fund arritëm në kohën për të nënshkruar marrëveshjen RCEP”, theksoi ministri malajzian i Tregtisë, Mohamed Azmin Ali përpara fillimit të këtij samiti virtual.
Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc gjithashtu konfirmoi nënshkrimin e marrëveshjes këtë javë gjatë fjalëve hyrëse në samit.
India gjithashtu do t’i bashkohej këtij pakti tregtar të pazakontë, por vendosi vitin e kaluar të tërhiqej nga frika se mos shikonte produkte të lira kineze të pushtonin tregun e saj.
Megjithatë New Delhi ka mundësinë e bashkimit në këtë marrëveshje më vonë.
“RCEP, anëtarët e të cilit përfaqësojnë 30% të PBB-së globale, do të jetë një hap i madh në liberalizimin e tregtisë dhe investimeve në rajon”, theksoi Rajiv Biswas, kryekonomist për Azinë dhe Paqësorin në IHS Markit.
Nënshkrimi i pritshëm i kësaj marrëveshjeje vjen në një kontekst të krizës ekonomike për shkak të epidemisë së COVID-19 për 10 anëtarët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). 9ATSH)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



