Italia regjistron numër rekord rastesh të reja me koronavirus, 217 persona humbin jetën

Italia ka regjistruar një shifër rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Mediat italiane shkruajnë se rastet e reja janë 26831, përkundër 24991 që u regjistruan dje. Ndërkohë, 217 persona humbën jetën. Ndërsa një ditë më parë, numri i viktimave ishte 205. Pothuajse një mijë shtrime të reja në spital u regjistruan, nga të cilat 115 në kujdes intensiv. Italia, sikurse shumë vende në Evropë, po përballet me rritje alarmante të rasteve me koronavirus, ndërsa qeveria miratoi një sërë rregullash të reja shtrënguese, gjë që solli reagime të ashpra te qytetarët. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




