Rekord viktimash dhe të infektuarish, Franca përballet me një bllokim të dytë kombëtar
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot në mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve, si dhe duke vënë masa kufizuese. Sipas kufizimeve të reja, dilet nga shtëpia për punë dhe për arsye shëndetësore, mbyllen baret dhe restorantet, shkollat qëndrojnë hapur, ndalohet lëvizja e njerëzve nga një rajon në tjetrin. Me kufizimet e reja edhe për të shkuar në supermarket duhet të marrësh leje.
Masat do jenë në fuqi të paktën deri në muajin dhjetor. Ky vendim u mor pasi ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm. Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 36 mijë raste të reja me Covid. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




