Macron mbyll Francën për herë të dytë: Mbani maskën dhe brenda shtëpisë

Botë | 6 vite më parë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas paralajmërive për rikthimin e karantinës ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve. Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore. Macron ka bërë thirrje për të respektuar masat anti-Covid, teksa shton se maska duhet mbajtur dhe brenda shtëpisë. Në vendimin më të fundit të qeverisë franceze thuhet do të mbyllen bizneset si restorantet dhe baret. Kujtojmë se ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm. Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme