Biden dhe Trump, intervistë 60 minutëshe në CBS TV

Këtë javë në TV CBS, kandidatët për president të Amerikës, Donald Trump dhe Joe Biden dhanë intervistë 60 minutëshe. Pas tyre pjesë e intervistës ishin edhe kandidatët për nënpresident, Mike Pense dhe Kamala Harris.
Në intervistën me gazetaren Norah O’Donnell ish-nënpresidenti dhe kandidati për president, Joe Biden foli rreth pandemisë, taksave, Gjykatës së Lartë dhe ndryshimeve “të mëdha” midis tij dhe Presidentit Trump. O’Donnell gjithashtu intervistoi edhe kandidaten për zvpresidente Senatoren e Kalifornisë Kamala Harris. Gazetarja O’Donnell pyeti Z. Biden se çfarë kishte në mendje lidhur me planin tatimor. Biden duke folur për aspektin ekonomik te planit foli për propozimin e disa trilion dollarë shpenzime të reja gjatë dekadës së ardhshme në iniciativa të tilla si lehtësimi ekonomik, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Gazetarja e pyet si e planifikon t’i paguajë të gjitha këto? “Duke ndrequr barrën tatimore,” tha Biden. “Ju keni miliarderë në këtë vend duke që kanë bërë 700 miliardë dollarë gjatë kësaj krize.” Ish-nënkryetari premtoi se askush që siguron më pak se 400,000 dollarë të ardhura në vit nuk do të paguante më shumë taksa.
Intervista 60 minutëshe e Presidentit Donald Trump në TV CBS me gazetaren Lesley Stahl. Gazetarja i ka bërë presion me pyetjet e saj Presidentit Trump lidhur me çështjet e koronavirusit dhe i kërkoi të dijë se cilat do të jenë përparësitë e tij nëse zgjidhet përsëri president i SHBA. Stahl gjithashtu intervistoi edhe Zëvendës Presidentin Mike Penc, që konkurron për postin e zvpresidentit. Biseda mes gazetares dhe Presidentit Trump në nisje ishte e qetë, por më pas u ashpërsua. Lesley Stahl e pyeti nëse ai ishte gati për disa pyetje të vështira? Ndërsa Trump i tha :Do të jesh i drejtë? Po i tha ajo do të jem drejtë. Gazetarja e pyeti pse kërkon edhe një mandate të dytë dhe Trump iu përgjigj se: Sepse ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme dhe nuk ka mbaruar ende. Dhe kur të mbaroj, ky vend do të jetë në një pozicion siç nuk ka qenë kurrë ndonjëherë. Ekonomia tashmë është në vështirësi. Dhe – njerëzit e tjerë ( duke nënkuptuar Biden) nuk do ta rikthejnë në rritje, sigurisht personi me të cilin kemi të bëjmë nuk do ta rikthejë atë. Ata do të rrisin taksat“, tha Trump.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




