Italia regjistron sërish shifra të larta rastesh të reja infeksionesh me COVID, 221 persona humbin jetën

Italia ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë rastesh të reja infeksionesh me COVID. Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit u zbuluan 21994 persona të sëmurë, ndërsa 221 persona humbën jetën. Rajoni që regjistroi numrin më të lartë është Lombardia, që ishte dhe rajoni më i goditur edhe gjatë valës së parë të pandemisë.
Më pas renditet Piemonte me 5035 të infektuar, Campania me 2761 dhe Lazio me 1993. Ndërkohë po rritet presioni në spitale, pasi numri i të shtruarve në kujdesin intensive është rritur ndjeshëm, ku vetëm sot u shtruan 127 pacientë. Vendi ka vendosur një sërë masash kufizuese, gjë që nxiti protesta dhe reagime të ashpra në shuam qytete, ku qindra italianë u ngritën për t’i kundërshtuar. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




