SHBA/ Eksperti Fauci: Vaksina fokusohet te parandalimi i simptomave, por nuk e bllokon dot infeksionin

Në këto momente kur e gjithë bota po rend pas vaksinës së koronavirusit, me shpresën se ajo do të sjellë më në fund pak normalitet ne jetët e njerëzve, krye eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, thekson se “vaksina e shumëpritur në fakt fokusohet te parandalimi i simptomave dhe nuk e bllokon dot infeksionin”. Komentet e Faucit vijnë në kohën kur katër vaksina kryesore kandidate i janë afruar fundit të testeve klinike. Ndërsa qëllimi i tyre final konsiderohej të ishte çrrënjosja e sëmundjes, Fauci thotë se prodhuesit kanë objektivave shumë më modestë, të paktën për raundin e parë të vaksinave.
“Gjëja kryesore që dikush dëshiron është të parandalohet infektimi. Dhe nëse kjo arrihet, njerëzit nuk arrijnë të sëmuren rëndë. Nëse vaksina gjithashtu ju lejon të parandaloni infeksionin fillestar, kjo do të ishte një gjë e mirë”, u shpreh ai.
Por Fauci shtoi se ajo nuk e bllokon tërësisht koronavirusin. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




