Amy Coney Barrett konfirmohet në Gjykatën e Lartë të SHBA

Senati amerikan ka konfirmuar gjyqtaren Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, një fitore për Presidentin Donald Trump një javë para zgjedhjeve presidenciale.
Përkrahëst republikanë të zotit Trump votuan 52-48 për të miratuar gjyqtarin, duke kapërcyer kundërshtimin e unifikuar të Demokratëve.
Emërimi i saj vulos për të ardhmen një shumicë konservatore 6-3 në organin e lartë gjyqësor të SHBA.
Kandidati demokrat presidencial Joe Biden e quajti masën të nxituar dhe të pashembullt.
Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer tha se duke shkuar përpara me votimin kaq afër zgjedhjeve shumica republikane po “ndezte kredibilitetin e saj”.
Barrett, 48 vjeç, bëri betimin e zyrës në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Trump. Ajo plotësoi vakancën e lënë nga Drejtësia Ruth Bader Ginsburg, një ikonë liberale që vdiq muajin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




