Xi Jinping: Bota u përket të gjithëve!

Presidenti i Kinës u ka bërë një thirrje të gjithë drejtuesve botërorë, se vetëm të bashkuar mund të kalojmë situatën e vështirë globale, duke nisur nga pandemia, bllokadat, konfliket.
Në fjalimin e mbajtur në një takim madhështor me ushtarëkët kinez, presidenti kinez, Xi Jinping kujtoi se bota u përket të gjithëve. “Vështirësitë që po përballet bota kërkojnë që të gjitha vendet të bashkojnë forcat e tyre. Një zhvillim paqësor dhe një bashkëpunim i favorshëm janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur”, theksoi ai. “Në botën e sotme, megjithatë, unilateralizmi, proteksionizmi dhe egoizmi ekstrem i të gjitha llojeve do ta çojnë botën vetëm në një rrugë pa krye. Dhe shantazhet, bllokadat ose detyrimet ekstreme nuk do të funksionojnë”, nënvizoi ai.
Përveç kësaj, Xi shtoi se të veprosh vetë dhe t’i shërbesh vetëm interesave të tua nuk do të funksionojë.”Hegjemonia dhe ngacmimi i të tjerëve nuk do të funksionojnë dhe do ta çojnë botën në asgjë tjetër përveç një qorrsokaku”, theksoi ai.
Presidenti kinez foli për rëndësinë e ushtarkëve kinezë që në luftën me Korenë para 70 viteve, si për të treguar forcën që mbart si shtet. “Ne kurrë nuk do të lejojmë që asnjë forcë të pushtojë ose të ndajë mëmëdheun tonë të shenjtë, dhe nëse një gjë e tillë ndodh populli kinez do ta kundërsulmojë ballë për ballë”, nënvizoi presidenti kinez, Xi Jinping.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




