Covid: SHBA jep miratimin e plotë për ilaçin antiviral remdesivir

Botë | 6 vite më parë

Rregullatorët amerikanë kanë dhënë miratimin e plotë për ilaçin antiviral remdesivir për të trajtuar pacientët Covid-19 në spitale.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, shkurtoi kohën e rikuperimit mesatarisht me pesë ditë gjatë provave klinike.
“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e FDA,” bëri të ditur FDA në një deklaratë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha javën e kaluar remdesivir kishte pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve. 
OBSH tha që kjo ishte bazuar në studimin e tij – por prodhuesi i ilaçit Gilead hodhi poshtë gjetjet e provës.
Remdesivir ishte autorizuar për përdorim emergjent vetëm në SH.B.A. që nga maji.
Kohët e fundit iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai doli pozitiv për Covid-19. Që atëherë ai është shëruar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme