Barack Obama mbështet Joe Biden

Përplasja presidenciale mes Joe Biden dhe Trump po ndizet përherë e më shumë tani që kanë ngelur vetëm pak orë para debatit të fundit presidencial.
Në mbështetje të kandidatit demokrat Joe Biden ka dalë edhe ish-presidenti Barack Obama.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nxituar votuesit amerikanë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit,ndërsa e krahasoi Trump me një “xhaxha të çmendur” dhe theksoi se ai po inkurajon racizmin.
“Nuk jemi në një reality show, jemi në realitet. Dhe na është dashur të jetojmë me pasojat e veprimeve të tij, teksa ai i tregon vetëm se është i paaftë për ta marrë seriozisht këtë detyrë”,ka thënë Obama.
Nga Karolina e Veriut, presidenti republikan u tall me Obamën duke i rikujtuar fitoren ndaj Hillary Clinton dhe ironizuar se nëse kishte një person më të trishtuar se Hillary Clinton ai ishte Obama.
Ndërkohë që edhe 12 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e presidenti Trump dhe rivali I tij Joe Biden Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i rëndësishëm për Presidentin Trump për të reduktuar epërsinë e rivalit Biden në anketa.
Me afro gjysmë shekulli përvojë në politikë, zoti Biden ka një avantazh prej 9-10% në anketa kombëtare, por në shtete të lëkundura kjo epërsi është shumë më e ngushtë, ndërsa Këto shtete fushëbetejë janë vendimtare për rezultatin.
Ekipi i presidentit Trump ka thënë se ai do të ngrejë këtë radhë një temë që nuk u prek gjatë debatit të parë — akuzat se djali i zotit Biden, Hunter kishte përdorur emrin e të atit dhe postin e tij si nënpresident për të hyrë në marrëveshje fitim-prurëse me Ukrainën dhe Kinën.
Ndërkohë Biden i ka cilësuar akuzat lidhur me të birin “fushatë njollosjeje” por nuk u është përgjigjur konkretisht ndaj akuzave ku ndër ta është lidhja e të birit Hunter me bordin e një kompanie gazi ku ai paguhej 50 mijë dollar në muaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




