Përkeqësohet situata me COVID në Itali, rritje e frikshme e rasteve të reja

Botë | 6 vite më parë

Italia, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ka pësuar një përkeqësim me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm. Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10874 raste të reja, ndërsa u kryen 144.737 tampone. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë 89 persona humbën jetën, ndërsa 2046 persona u shëruan. Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312). /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme