Komploti në Miçigan, planifikim për vrasjen e guvernatores Gretchen Whitmer

Botë | 6 vite më parë

Në shtetin amerikan Miçigan, autoritetet kanë kapur 13 persona që akuzohen se po planifikonin vrasjen e guvernatores së këtij shteti. Koha e zbatimit të këtij plani, në të cilin përfshihej një grup paramilitar i armatosur me armë gjysmë-automatike dhe eksplozivë, ishte planifikuar të zbatohej gjatë  zgjedhjeve të nëntorit për të ngjallur një rebelim..

Gajtë muajit prill dhe maj në Micigan protestues të shumtë dolën në rrugë kundër masave izoluese duke shprehur dëshpërim për humbjen e të ardhurave, ndërsa të tjerët u nxitën nga ajo që ata e konsideruan si një abuzim i pushtetit nga Guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

Ndërkohë që disa nga të arrestuarit e javës së kaluar kishin qenë pjesëmarrës në këto tubime dhe kishin pasur lidhje me te djathtën ekstreme.

Pas arrestimeve, Guvernatorja Whitmer akuzoi Presidentin Donald Trump se “ushqen mosbesimin dhe nxit zemërimin”. Presidenti Trump u përgjigj duke shkruajtur në Twitter se ai nuk e toleron “dhunën ekstreme” dhe se “Guvernatorja Whitmer ka bërë një punë të tmerrshme”.

Shtatë nga burrat e akuzuar ishin anëtarë të një milicie anti-qeveritare që rekruton dhe komunikon duke përdorur Facebook-un

Drejtori i FBI-së Christopher Wray(Ureej) kohët e fundit trajtoi kërcënimin e përshkallëzuar të ekstremizmit në dëshminë e tij përpara Kongresit.”Megjithëse shumica e protestuesve kanë qenë paqësorë, ne kemi hapur hetime mbi individë të përfshirë në veprimtari kriminale në këto protesta, disa prej të cilëve u përmbahen axhendave të dhunshme ekstremiste të krijuara për të mbjellë mosmarrëveshje dhe trazira”

Votimi i hershëm tashmë është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Amerikës dhe FBI-ja po përpiqet të garantojë amerikanët për sigurinë e zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje njerëzve të raportojnë krime të dyshuara zgjedhore ose frikësimin e votuesve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme