Autoritetet franceze urdhërojnë mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit

Autoritetet franceze urdhëruan mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit, pjesë e një fushatë të qeverisë ndaj grupeve ekstremiste myslimane. Xhamia e Madhe e Pantin, e ndodhur në një lagje të varfër të Parisit, kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook para sulmit ku shfrynte urrejtjen kundër mësuesit të historisë Samuel Paty.
Autoritetet premtuan një përgjigje të ashpër kundër shpërndarësve të mesazheve të urrejtjes, predikuesve radikalë dhe të huajve që besohet se paraqesin një kërcënim të sigurisë për Francën. Urdhri ishte “për qëllimin e vetëm për të parandaluar aktet e terrorizmit”, lexohej në njoftimin e lëshuar nga kreu i departamentit Seine-Saint-Denis.
Prerja e kokës e mësuesit nga një radikal islamist për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në orën e mësimit, në respektim të lirisë së shprehjes, një parim i thellë i demokracisë në Francën laike, ka tronditur vendin dhe ka tronditur botën. Imami i Xhamisë së Madhe të Panin, M’hammed Henniche, shprehu keqardhjen për shpërndarjen e videos në mediat sociale, pasi mësoi se Paty ishte bërë viktimë e një fushate kërcënimesh në internet. Mbyllja e xhamisë është konsideruar si vendim i trishtë për komunitetin mysliman. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




