SHBA heq Sudanin nga lista e terrorizmit

Botë | 6 vite më parë

Qeveria tranzitore Sudaneze dhe administrata amerikane ranë dakord për një marrëveshjeje për të hequr Sudanin nga lista e sponsorizuesve të terrorizmit. Kjo u arrit pas disa muajve negociatash. Lajmi u bë publike me anë të një postimi në Twitter nga Presidenti Donald Trump. “Lajm i madh!”

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi në Twitter të hënën se “Qeveria e re e Sudanit, e cila po bën përparim të madh, ra dakord të paguante 335 MILION $ për viktimat e terrorit dhe familjet e SH.B.A. Pasi të depozitohen, unë do ta heq Sudanin nga lista e Sponzoruesve të Shtetit të Terrorizmit.

Më në fund, DREJTËSI për popullin amerikan dhe hap i madh për Sudanin!

Kryeministri Sudanez Abdalla Hamdok e mirëpriti këtë njoftim nga administrate Trump, qeveria e tij bëri progres dhe hapa të shpejta për ta hequr nga lista e zezë Sudanin në mënyrë që ekonomia të ri-ngrihet përsëri. SH.B.A. e vendosi Sudanin në listë në 1993, katër vjet pasi al-Bashir mori pushtetin, duke akuzuar qeverinë e tij për mbështetjen e “terrorizmit” duke strehuar liderin e al-Kaidës Osama bin Laden.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme