Banka Botërore, 12 miliardë për vaksinat dhe testet kundër covid-19

Botë | 6 vite më parë

Banka Botërore njoftoi sot miratimin e një plani ndihme prej 12 miliardë dollarë për të garantuar për vendet në zhvillim akses të shpejtë për vaksinat, kur ato të jenë të disponueshme. “Kjo shumë do të shërbejë për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve kundër COVID-19 për qytetarët e tyre”, theksoi Institucioni i Uashingtonit në një komunikatë.
Sipas saj, kjo mund të mundësojë vaksinimin e deri një miliard personave. Ky njoftim, që u bë në kuadër të takimeve të vjeshtës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndodh ndërkohë që dy prova klinike janë pezulluar në 24 orë.

Laboratorët farmaceutikë amerikanë ”Johnson & Johnson” dhe ”Eli Lilly” kanë pezulluar provat klinike, për një vaksinë dhe për një trajtim eksperimental kundër COVID-19, koha për të vlerësuar efektet anësore të mundshme te pjesëmarrësit, një pengesë e re në lufta kundër pandemisë që po zhvillohet në botë. Banka Botërore synon, me këtë njoftim, të dërgojë sinjalin në industrinë kërkimore dhe farmaceutike që qytetarët e vendeve në zhvillim duhet të kenë gjithashtu akses në vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme