Masat anti-covid, Italia, Franca, Çekia, Spanja dhe Britania shtrëngojnë masat

Botë | 6 vite më parë

Rritja e rasteve të të prekurve me Covid-19 ka detyruar disa shtete të BE-së të shtrëngojnë me tej masat anti-covid.

Italia, Çekia, Franca, Spanja, Britania e Madhe kanë vendosur kufizime më të rrepta. Në Itali, ndalimi i festave private brenda dhe jashtë shtëpive, është një rekomandim i fortë për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Kjo është risia kryesore e dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, që do të jetë në fuqi për 30 ditët e ardhshme. Rekomandohet me forcë përdorimi i maskave edhe brenda shtëpive private, në prani të personave që nuk jetojnë në atë familje.

Qeveria çeke njoftoi mbylljen, duke nisur nga nesër, të restoranteve dhe bareve në të gjithë vendin, si dhe ndalimin e konsumimit të alkoolit në vendet publike, ndërkohë që numri i kontaminimeve me COVID-1 ka regjistruar një rritje rekord. Masat e reja do të jënë në fuqi deri në 3 Nëntor.

Ndërsa Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi në një konferencë për median mbi përpjekjen kombëtare kundër COVID-19. “Këto shifra po shkëlqejnë tek ne si paralajmërimet me dritat e aeroplanëve, kështu që ne duhet të veprojmë tani”, tha Johnson për rastet në rritje të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Dje, Johnson njoftoi një sistem me tre nivele për kufizimet lokale të koronavirusit në të gjithë Anglinë. Ai tha se ”ende është duke punuar me udhëheqësit lokalë në zona të caktuara për të kuptuar se si më mirë të trajtohet virusi”.  “Askush nuk dëshiron të vendosë këto lloj kufizimesh. Por, unë jam aq i bindur se britanikët kanë vendosmëri ta mposhtin këtë virus dhe së bashku ne do ta bëjmë këtë”, tha Johnson. Në gjithë botën deri martën janë infektuar mbi 38 milionë njerëz, ndërsa kanë humbur jetën mbi 1 milionë e 86 mijë persona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme