Trumpi negativ ndaj COVID-19

Botë | 6 vite më parë

Donald Trump ka rezultuar negativ pas bërjes së testit të COVID-19 disa ditë rresht. Lajmin e ka dhënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, duke shpjeguar se presidenti i SHBA-së nuk është më i rrezikshmë për të tjerët dhe nuk mund të infektojë. Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për mediat vetëm disa orë para se Trump të rifillonte tubimet e fushatës, ka theksuar se tashmë presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW. Ekipi mjekësor i zotit Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.
Sipas mediave amerikane, shumë ekspertë janë dyshues në lidhje me testin e shpejtë, Abbott BinaxNOW, i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin. Presidenti Trump i është rikthyer fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme