Covid-19 në botë, mbi 37.7 milionë të infektuar. Shumë vende shtrëngojnë masat

Botë | 6 vite më parë

Vala e dytë e koroanvirusit ka rritur shifrat e të prekurve. Janë mbi 37.7 milionë të prekur në gjithë botën dhe mbi 1 milionë e 80 mijë kanë humbur jetën. Ndërkohë mbi 28.3 milionë persona janë shëruar nga virusi. Amerika mban vendin e parë për nga numri i infektimeve, më pas vjen Idia dhe Brazili. Ndërkohë shumë vende e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Sllovakia rriti masat e saj për të luftuar koronavirusin me rregullin e ri, që do të vihet në zbatim që nga e enjtja, që detyron mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtme. Kryeministri Igor Matoviç njoftoi një numër masash frenimi emergjence, sipas agjencisë sllovake të lajmeve TASR, ndërsa vendi po përjeton një rritje tjetër të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Restorantet do të lejohen të shesin vetëm ushqime që duhet të merren me vete që nga e enjtja, ndërsa palestrat, pishinat dhe saunat do të jenë të mbyllura plotësisht. Dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë do të caktojnë orare të veçanta për të moshuarit. Autoritetet italiane vendosën të ndalojnë edhe festat private, madje edhe në shtëpi, si edhe pezulluan zhvillimin e sporteve amatore të kontaktit, të tilla si kalçetot. Në Francë është rritur niveli alarmit, pasi 17 % e tesimeve në Paris kanë rezultuar pozitiv. Në Britaninë e Madhe që është në një pikë kritike në menaxhimin e pandemisë pritet lajmërimi nga ana e kryeministrit Boris Johnson për një sistem alarmi në tre nivele për Anglinë. Qyteti i Esenit, me 600 000 banorë, u bë sot qendra më e fundit urbane gjermane që ndërmerr masat më të rrepta kundër rritjes rekord të rasteve me Covid-19, përfshirë mbajtjen e detyruar të maskës, jo vetëm në rrugë, por edhe në ndërtesat publike


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme