BE-ja diskuton për dialogun Kosovë-Serbi, helmimin e Navalnyt dhe Bjellorusinë

Botë | 6 vite më parë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen në Luksemurg. Çështje që do të diskutohen janë dialogu Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi. I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani. Heiko Maas, Ministër i Jashtëm gjerman deklaroi se Rusia duhet saksionuar për helimin e Navalnit.

“Pasi OPCW konfirmoi rezultatet që ne i dërguam një laboratori suedez dhe një francez, tani është e qartë se kjo është një shkelje e Konventës për Armët Kimike, e cila nuk mund të mbetet pa pasoja. Kjo është arsyeja pse ne, Gjermania dhe Franca, kemi hartuar një propozim për të sanksionuar individë të caktuar në këtë kontekst “, tha Maas. Ai foli edhe për situatën në Bjellorusi.

“Lidhur me Bjellorusinë, kemi arritur në përfundimin se asgjë nuk është përmirësuar që nga seanca e fundit. Dhuna vazhdon, nga regjimi i Lukashenkos. Ka ende arrestime të demonstruesve paqësorë. Prandaj, ne gjithashtu do të duhet të mendojmë se cfarë duhet të bëjmë me atë që po ndodh atje, dhe unë sugjerova që ne tashmë të vendosim një paketë të re sanksionesh, dhe midis atyre që synojnë mund të jetë Lukashenko.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme