Alpet e Austrisë, ndryshimet ekonomike dhe klimatike goditën kullotat aplpine

Botë | 6 vite më parë

Ndryshimet gjithëpërfshirëse ekonomike, si dhe ndryshimi i klimës po dëmtojnë peizazhin alpin të Austrisë dhe po kërcënojnë të ardhmen e traditës, që është rritja e gjedhëve. Fermat, gjithnjë e më të pakta, që mbizotërojnë në Tirol janë bërë ekonomikisht të paqëndrueshme, duke detyruar mijëra fermerë të kthehen në burime më të besueshme të të ardhurave.

Si rezultat, më shumë se 25,000 lopë janë zhdukur gjatë dekadës së fundit, dhe bashkë me to edhe kullotat, sipas shifrave nga ministria e bujqësisë. Sepp Rieser, fermer austriak, me një kujdes dhe butësi zbukuron kokat e mëdha të lopëve të tij, me kurora lulesh, ai shton disa degë të tjera bredhi dhe rregullon kambanat e mëdha rreth qafës të tyre. “Unë e kam bërë këtë që kur isha i vogël”, thotë Rieser për traditën stërgjyshore në të cilën bagëtitë zbukurohen për udhëtimin e tyre nga kullota e lartë Alpine Gramai në shtetin perëndimor të Austrisë në Tirol, ku ata kullosin gjatë gjithë verës. Për Rieser-in, festimet përreth këtij udhëtimi në fshatin Pertisau në malet Karwendel janë po aq të rëndësishme sa ditëlindja ose Krishtlindjet e tij.Imazhet e Jezusit dhe Virgjëreshës Mari shfaqen në zbukurimet e tufës së tij me 90 trupa, duke pasqyruar trashëgiminë e fortë katolike të rajonit. Por ndryshimet ekonomike dhe ato klimatike i kanë vënë në vështirësi shumë fermerë si Rieser. Brenda dy dekadave të fundit, rreth 1,250 kullota vetëm në Tirol janë djerrë, një zhvillim që po prek edhe rajone të tjera të Alpeve, nga Franca Juglindore pranë  Zvicrës, si dhe pjesë të Italisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme