Denaj takon përpunuesit e qumështit dhe blegtorët: Duhet respektimi i marrëdhënieve kontraktuale mes palëve

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi të martën një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale, për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që ajo e theksoi se “është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë”.

Ministrja  Denaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor, ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale.

“Paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti “Made in Albania” e meriton.”, tha Denaj.

“Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë”, shkruan Denaj pas takimit me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme