Subvencionet në bujqësi, deri tani, mbi një mijë aplikime në qarkun e Gjirokastrës

Pranë drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër vazhdon procesi i aplikimeve në skemat e mbështetjes me subvencione në bujqësi dhe dhënia e asistencës së nevojshme që ky proces të jetë sa më i lehtë për fermerët.
Balil Bineri, përgjegjës në këtë institucion shprehet se nga dita e parë e deri sot janë kryer mbi 1000 aplikime në rang qarku, Sipas tij skema më e aplikuar është ajo e naftës .
Bineri pohon gjithashtu se për sa ju përket fermerëve që tokat i kanë më qira që në qarkun e Gjirokastrës janë të shumtë në numër, duhet të marrin informacionin e nevojshëm pranë zyrave të bujqësisë për dokumentacionin e nevojshëm
Aplikimet në skemën kombëtare të mbështetjes me subvencione që u çelën në 27 mars do të mbyllen në 19 prill.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




