Shqiptarët paguajnë miliona – Sigurimi i makinave në udhëtim jashtë vendit, rekord i ri

Ekonomi | 3 vite më parë

Jo më pak se 1 miliard e 540 milionë lekë apo afërsisht 15 milionë euro kanë lënë shqiptarët jashtë kufijve për t’u siguruar mjetet në udhëtimin jashtë shtetit. Lajmin e bën të ditur autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që raporton se numri i kontratave të Kartonit Jeshil u rrit mbi 42%.

Kjo është tabela e këtij institucioni që raporton të dhënat e këtij viti në këtë tipologji sigurimi të mjetit në udhëtim jashtë vendit.

 

Vlera (në mijë lekë)

Shoqëria e sigurimit

MTPL e brendshme 

Karton Jeshil

Kufitare 

Kasko

Total

Janar – Tetor  2023

Primi i Shkruar Bruto

Sigal Uniqa Group Austria

1,929,664

384,451

94,923

275,224

2,684,262

Albsig

1,284,325

172,732

75,047

448,529

1,980,634

Eurosig

1,428,338

376,888

73,995

89,471

1,968,691

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group

1,367,515

192,581

53,988

180,632

1,794,716

Intersig Vienna Insurance Group

936,569

169,535

59,482

99,583

1,265,169

Insig

837,945

138,903

49,998

50,866

1,077,712

Ansig

795,869

104,818

 42,482

68,986

1,012,154

Atlantik

787,434

–

49,986

35,489

872,909

Total

9,367,660

1,539,907

499,900

 1,248,780

 12,656,248

Nga shifra e sigurimit, numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë kufijve këtë vit, veçanërisht gjatë periudhave festive, ka shënuar rritje të fortë. Nga të dhënat zyrtare të Autoritetit, rezulton se numri i kontratave të kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo mjet shqiptar që del jashtë kufirit, është rritur me afër një herë e gjysmë dhe kjo vetëm për periudhën janar-tetor 2023.

Kartoni jeshil është një sigurim të detyrueshëm që duhet ta paguajnë mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Rezulton se shqiptarët kanë paguar rreth 15 milionë euro për të siguruar mjetet për të lëvizur jashtë kufijve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

I gjithë tregu i sigurimeve ka njohur rritje të fortë gjatë vitit 2023. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,8 miliardë lekë, rreth  10 % më shumë se në janar-tetor 2022. Edhe numri i kontratave të sigurimit, të lidhura arriti në 1 milion e 212 mijë, shumë më tepër se një vit më parë.

Edhe bilanci neto i turizmit tregon një balancë në shpenzimet e turistëve të huaj me shqiptarët që kanë pushuar jashtë vendit.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme