Ulet çmimi i naftës, që prej fillimit të dhjetorit çmimi bie me 10 lek

Ekonomi | 3 vite më parë

Mesatarja e uljes e çmimit të naftës gjatë dy javëve të fundit është nga 9 ne 10 lekë në vendin tonë.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi.

Ne pikat e karburanteve, nafta varion nga 188 lekë ne 189 lekë. Pas datës 7 qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në në rritje.

Rritje kjo e cila nuk justifikohet nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e dollarit amerikan.

Në bursat ndërkombëtare, çmimi i karburanteve që prej shtatorit ka rënë ndjeshëm: në muajin e nëntë të vitit shënonte 95 dollarë për fuçi, ndërsa aktualisht çmimi shënon 75 dollarë për fuçi.

Sipas parashikimeve ndërkombëtare edhe në vitin 2024 kërkesa globale për naftë pritet që të jetë e dobët.

Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) uli parashikimin e saj të çmimit për vitin 2024 për naftën bruto Brent (treguesi referencë i naftës europiane) me 10 dollarë për fuçi.

Brent do të luhatet mesatarisht në 83 dollarë për fuçi, parashikoi administrata në një raport mujor, kundrejt një vlerësimi të publikuar muajin e kaluar prej 93 dollarë për fuçi.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme