Buxheti i ri, Hitaj: Taksim për profesionet e lira. Do të goditet shtresa e mesme | “3D” në RTSH

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH të Alban Dudushit, gazetari Arbër Hitaj ka radhitur ato që ai i konsideroi “pika të dobëta të buxhetit 2024”.
Sipas tij kryesorja është bujqësia. “Kemi reduktim të fondeve për bujqësinë, të cilën e ka pranuar vetë ministrja Denaj, por që edhe mund të rishikohet në korrik” tha Hitaj.
Si shqetësim të dytë ai përmendin taksimin e profesioneve të lira. “Do të goditet pjesa më e shëndoshë e shoqërisë, shtresa e mesme që ka Shqipëria, gazetarë, kameramanë, fotografë, gjë që nuk ka ndodhur më parë” tha gazetari Arbër Hitaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




