Vau Dejës drejt turizmit gjithvjetor

Ekonomi | 3 vite më parë

Promovimi zonave turistike dhe rritja e kapaciteteve akomoduese është një prej nismave që ka ndërmarrë bashkia e Vau Dejësit, me mbështetjen e Bashkimit Europian për ta kthyer këtë zonë në një destinacion me turizëm gjithëvjetor. 

Drejtorja e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në këtë bashki Entela Kolaj thotë se synimi për vitin që vjen është të rriten sa më shumë kapacitetet e akomodimit, sepse kërkesat këtë vit kanë qënë tepër të mëdha.

Në bashkëpunim  me zyrën e shërbimit social bashkia e Vau Dejësit ka marrë përsipër që të bëjë trajnime për stafet që e kanë të lidhur punën e tyre direkt me turistët si kamarier, kuzhinier etj. 

Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. Numri i turistëve sipas operatorëve turistikë është shtuar shumë vitet e fundit.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme