BSH: Pensionet janë sfidë për buxhetin, të ngrihet shtylla e dytë me sigurim të detyrueshëm te privatët

Ekonomi | 3 vite më parë

Banka e Shqipërisë i rekomandon qeverisë të nxisë zhvillimin e shtyllave private të pensioneve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit. Sipas tij kjo në kontekstin e trendeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore.

Zoti Sejko kujtoi se në projektbuxhetin e vitit 2024, këto skema parashikohet të krijojnë një deficit rreth nivelit 3.6% të PBB-së, ose 1.1 pikë përqindjeje më të lartë se deficiti i përgjithshëm buxhetor. 

Në këtë konteks ai tha se Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të kuadrit ligjor që rregullon skemën e pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale. 

zoti Sejko tha se BSH inkurajon intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar. “Këto shtylla të rëndësishme të sistemeve moderne të pensioneve do të kontribuonin në rritjen e përshtatshmërisë së skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me ndryshimet demografike dhe vendosjen e tyre në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit,” tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme