Turizmi liqenor në Malësinë e Madhe, projekte për përmirësimin e infrastrukturës

Ekonomi | 3 vite më parë

E njohur si një zonë me traditë dhe histori të lashtë, në Malësi të Madhe po merr vëmendje edhe turizmi liqenor. 

Dy vitet e fundit, resortet e ngritura pranë vijës liqenore të favorizuar nga ndërtimi i infastrukturës rrugore po tërheqin vizitor të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë të njihen me kulturen, traditen dhe historinë e kësaj treve. Për nënkryetarin e bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj nga bregu liqenor deri te zonat malore ky vit i ka kaluar pritshmëritë.

Bashkia e Malësisë së Madhe bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit , kanë në projekt ndërtimin e rrugëve të cilat të çojnë në pikat turistike duke qënë se aktualisht disa të tilla nuk janë në gjendje të favorshme për një zonë të tillë. 

Nisur dhe nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh. Liqeni dhe mali mund të vizitohen mbrenda pak minutave, ndërsa ndërtimi i disa resorteve të reja, kanë nxitur një turizëm të sukseshëm.“Vermoshi, Lëpusha mbajnë rekordin e prenotimeve, ndërsa të edhe zonat e tjera si Razma por dhe vija liqenore kanë një numër të lartë turistësh.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme