Kumbaro : Shqipërinë në krye të klasifikimeve për flukset turistike dhe të ardhurave nga turizmi!

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se Shqipëria është në krye të klasifikimeve për flukset turistike dhe të ardhurave nga turizmi.

Deklaratën e saj zonja Kumbaro e ka bërë ndërsa po merr pjesë në sesionin e 25-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), që zhvillohet nga 16-20 tetor në Samarkand të Uzbekistanit.

Në një postim në rrjetet sociale Kumbaro shkruan se “Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit është ngjarja më e rëndësishme e UNWTO, duke e gjetur Shqipërinë në krye të klasifikimeve për flukset turistike, të parën në Evropë me 56 % më shumë krahasuar me vitin 2019 dhe të tretën në botë për rritjen e të ardhurave nga turizmi me 77 % më shumë krahasuar me periudhën e parapandemisë”.

Zonja Kumbaro tha se Shqipëria do të “vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me UNWTO duke përgatitur evente të përbashkëta, me shumë pasion dhe përkushtim me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që shërbejnë si ftesa më e mirë për të shijuar Shqipërinë Turistike”.

Zgjedhja e qytetit antik të Samarkandit për mbajtjen e Sesionit të 25-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNëTO) është bërë për të njohur botën me potencialin kulturor, turistik, investues dhe intelektual të Uzbekistanit.

Ndër të tjera Forumi i Investimeve do të prezantojë objektet, rajonet dhe projektet me potencial të lartë investimi në të gjitha rajonet e Uzbekistanit për investitorët e huaj të mëdhenj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme