Situata makroekonomike dhe turizmi/ Mete : Kemi projekte të përbashkëta me BERZH

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete,  ka pritur Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), zj. Odile Renaud-Basso.

Temat e diskutuar në këtë takim ka qenë situata makroekonomike dhe zhvillimet më të fundit të Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit.

“Diskutuam mbi situatën makroekonomike dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te projeksionet e fundit për rritjen ekonomike, nisur edhe nga ndikimi pozitiv i disa sektorëve, veçanërisht turizmi”, shkruan ministri Mete.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri thekson se, “shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin me BERZH, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”.

Po ashtu, është theksuar se kemi përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe në promovimin e instrumenteve alternative, me një vëmendje të veçantë për ato të fushës së investimeve të gjelbra.

“ Kemi në projekte të rëndësishme infrastrukturore, si edhe lidhur me mbështetjen për zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe instrumentave alternative, veçanërisht instrumentat e gjelbër”, ka shkruar ndër të tjera ministri në platformën e tij në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme